Lufta në Aleppo ka lënë pas shumë dhimbje, varfëri, trishtim, lot të cilat asgjë nuk i dokumenton dot më qartë sesa imazhet e fëmijëve të pafajshëm të Sirisë.
Ishin pikërisht fotografitë, të cilat herë pas here ngrinin këmbanat e alarmit se në vendin e rrënuar nga lufta, dikush duhej të tërhiqej.
Vuajtja e fëmijëve ndoshta ishte edhe ajo që e vendosi Sirinë në hartën e veprimit. Po kush janë ata? Simboli i tragjedisë humanitare, ishte ai që u njoh si “djali i bregut të detit”, Alan Kurdi, që u gjet i mbytur pasi familja e tij tentoi të largohej nga Siria nëpërmjet detit Mesdhe.
Pas tij erdhën pamjet e “djalit të ambulancës”, Omran Daqneesh, vogëlushit, i cili i mbuluar në gjak pafajësish fërkonte sytë. Ai u plagos pak ditë pasi vëllai 10-vjeçar i tij Ali, humbi jetën.
Lufta ka lënë me mijëra të plagosur. Ndërsa sapo kishte humbur të ëmën, djaloshi që i shpëtoi sulmit me gaz pyeste vazhdimisht infermieren: A do të vdes unë zonjushe? A do të vdes?
Terrorin e tregon edhe fytyra e vajzës së vogël, e cila mes lotësh dhe e gjakosur kërkonte familjen e saj.
Diskutime rreth kësaj post