Një ngarkesë prej 135 kilogramësh lëndë narkotike e llojit kanabis sativa u sekuestrua në një kamion me targa shqiptare në Kakavijë gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës.
Sipas policisë greke është kontrolluar prej agjentëve të antidroges së Janinës një kamion i ndaluar në zonën jashtë Doganës së Kakavijës në territorin grek.
Në kabinën e mjetit u gjenden 5 thasë, të cilët përmbanin 135 kilogramë kanabis. Një 36-vjeçar shqiptar, që ishte edhe drejtuesi i kamionit u arrestua prej policisë.
Sipas hetimeve, mësohet se 36-vjeçari e kishte ngarkuar drogën në vendparkimin jashtë doganës. Ajo ishte transportuar me krahë për të shmangur kontrollet kufitare gjatë kalimit të kamionit në doganë.
Policia greke thotë se kishte informacion për lëvizjen e lëndës narkotike dhe kishte zënë pritë. Ndaj 36-vjeçarit është dhënë masa e paraburgimit në Gjykatën e Janinës.
Diskutime rreth kësaj post