Djali i ish-kryeministrit Fatos Nano është proceduar penalisht nga policia.
Procedimi ndaj Sokol Nanos ka nisur për shkak se në lokalin e tij janë gjetur punonjës të pasiguruar dhe nuk priste kupona tatimorë.
Sokol Nano ka në pronësi një nga lokalet e njohura në Tiranë.
Policia nisi një aksion në fundjavë në lokalet kryesore në kryeqytet, në të cilat shpërndahej drogë për të rinjtë.
Në këtë aksion u arrestuan 11 persona.
Njoftimi zyrtar i policisë:
Më datë 13.12.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Sokol Fatos Nano, i datëlindjes 27.03.1978, banues në Tiranë, me arsim të lartë, administrator i subjektit “Lolli Pop“, Shpk, sepse gjatë kontrollit të ushtruar në subjekin e tij, u gjetën dy punonjës të padeklaruar në organin tatimor dhe nuk ishin prerë kupona tatimor. Nenet 180 & 170/a të K. P.
Diskutime rreth kësaj post