Ambasadori amerikan Donald Lu deklaroi se mosarrestimi i Klement Balilit është një “dështim i policisë dhe sistemit të drejtësisë” në Shqipëri.
“Politikanët i kanë kushtuar vëmendje interesave të kriminelëve dhe biznesmenëve të korruptuar. Ndryshe, si mund të shpjegohet që Klement Balili është ende i lirë? Ky është dështim i policisë dhe sistemit të drejtësisë”, u shpreh Lu gjatë analizës vjetore të Avokatit të Popullit.
“Kanë kaluar 7 muaj që kur policia greke ka arreastuar trafikantët e lidhur me Balilin. Tani janë 10 000 faqe dokumentacion. Agjencitë e SHBA-së i kanë thënë zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm ta arrestojnë Balilin. Nëse nuk kapet Balili, si mund të shkojë pas peshqve të tjerë të mëdhenj drejtësia shqiptare? Kush do e besonte se ky është vend serioz në luftën kundër trafikut nëse nuk procedohen peshqit e mëdhenj”, shtoi Donald Lu.
Diskutime rreth kësaj post