Projekti i Bursës Shqiptare të Titujve nënshkruan kontratat për blerjen e sistemeve elektronike te tregtimit nga Bursa e Lubjanës (LJSE) dhe Depozitari Qendror Slloven i Titujve (KDD). Bursa Shqiptare e Titujve (Albanian Exchange Project), është një inciciativë që synon krijimin e të parës bursë titujsh në vendin tonë me kapital privat, e mbështetur financiarisht nga 3 institucione financiare në vendin tonë. AEP ka paraqitur pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për marrjen e licencës dhe fillimin e ushtrimit të aktivitetit për tregtimin e titujve.
Në këtë kuadër, Albanian Exchange Project nënshkroi në datat 6-7 Dhjetor 2016 marrëveshjet për blerjen e sistemeve elekntronike të tregtimit nga Bursa e Lubjanës (LJSE) dhe sistemin elektronik të përdorur nga Depozitari Qendror Slloven i Titujve (KDD).
Kontratat u nënshkruan në ceremoni zyrtare në ambjentet e Bursës së Lubjanës dhe Depozitarit Qendror Slloven të Titujve. Sistemet elektronike jane kritere ligjore për funksionimin e bursës dhe regjistrarit të titujve i cili përmbyll gjithë ciklin e shërbimeve financiare në këtë industri që nga tregtimi, klerimi i llogarive dhe shlyerja. Sistemet elektronike pritet t’i japin një zhvillim të shpejtë institucioneve financiare dhe industrisë së titujve në vend.
Sistemi elektronik i përdorur nga Bursa e Lubjanës (LJSE) dhe që do të përdoret nga bursa e titujve që pritet të licencohet në vendin tonë nga AMF, është një sistem i testuar dhe në përdorim në 8 bursa të tjera në mbarë botën (në Europë, Lindjen e Mesme, Amerikën e Veriut dhe Afrikë), 4 prej të cilave në rajonin e Ballkanit duke përfshirë Bursën e Sarajevës, Bursën e Banja Lukës, Bursën e Malit të Zi dhe Bursën e Maqedonisë.
Sistemi elektronik i përdorur nga Depozitari Qendror Slloven i Titujve (KDD) dhe që do të përdoret nga regjistrari shqiptar i titujve që pritet të licencohet nga AMF, është një sistem i testuar dhe në përdorim në 5 vende të tjera në mbarë botën.
Diskutime rreth kësaj post