Robert Lewandowski rinovoi me Bajernin e Mynihut. Sulmuesi polak ka zgjatur dhe për dy vite të tjera kontratën e tij me bavarezët. Marrëveshja aktuale e Lewandowskit me kampionët e Gjermanisë përfundonte në vitin 2019, ndërsa kontrata e re parashikon një zgjatje deri në vitin 2021. Rinovimi i polakut është dhe një sinjal i qartë se ai nuk do të largohet nga “Allianz Arena” pavarësisht se vitet e fundit kërkesat për të kanë qenë të shumta. Lewandowski firmosi me Bajernin në 2014-n dhe ka qenë sulmuesi kryesor i skuadrës që nga ajo periudhë.
28-vjecari vjet realizoi 30 gola me bavarezët duke qenë dhe kryegolashënues i Bundesligës, ndërsa në total në kampionat numëron 58 gola në 77 ndeshje. Falë realizimeve të tij në fundjavë Bajerni mundi 5-0 Wolfsburgun me Lewn që arriti kuotën e 11 golave në këtë kampionat. Falë këtij suksesi Bajerni është dy fitore larg shpalljes kampion i dimrit në Bundesliga. Dy sfidat e fundit për këtë vit për bavarezët do të jenë ndaj Darmstadtit dhe ndaj Leipzig në javën e 17-të. Vetë Lewandowski u shpreh mjaft i kënaqur për arritjen e kësaj marrëveshje dhe faktin që do të qëndrojnë dhe për disa vite të tjera në “Allianz Arena” me besimin se do të dhurojë sërish gola të shumtë për tifozët e klubit gjerman. Pasi hodhi te zezen mbi te bardhe, sulmuesi tha: “Bayern me jep gjithçka qe duhet per te realizuar endrrat e mia. Sfida te reja na presin! MiaSanMia”
Per rinovimin me Lewa-n foli edhe Shefi Ekzekutiv i Bayern, Rummenigge: “I lumtur qe rinovuam me nje sulmuesit me te mire ne bote dhe qe do te jete pjese e skuadres per shume vite te tjera”.
Diskutime rreth kësaj post