Ka nisur punimet mëngjesin e së martës Këshilli i Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, ku ndër të tjera pritet të diskutohet dhe rekomandimi për çeljen e negociatave për Shqipërinë.
Në fillim të takimit, komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Johanes Hahn, i pyetur nga gazetarët për faktin se Komisioni ka një kusht kyç, ndërsa vendet anëtare kanë më shumë se 5 dha këtë përgjigje:
“Si gjithmonë ne do të gjejmë një zgjidhje në interes të qytetarëve shqiptarë”, tha Hahn.
Mbledhja e ministrave të Jashtëm pasohet me mbledhjen e së premtes të liderëve të Bashkimit Europian, ku dhe do të jepet vendimi përfundimtar lidhur me çeljen e negociatave për Shqipërinë.
Diskutime rreth kësaj post