Deputeti socialist, Erjon Braçe bën ironi me një shkrim të Ben Blushit në lidhje me zgjedhjet në Maqedoni dhe qëndrimin e ish-deputetit socialist për këto zgjedhje.
Blushi, i cilësoi sot zgjedhjet në Maqedoni si nisjen e një Pranvere Ballkanike, duke paralelizuar me Pranverën Arabe, që rrëzoi nga pushteti liderët e vendeve të Afrikës Veriore.
Ndërsa deputeti Braçe e cilëson Blushin një delirant, por pa ia përmendur emrin.
Po citojmë postimin e deputetit socialist në rrjetin social:
Çdo të thote të jesh delirant? Ua them unë.
Të dalë unë, Erjon Braçe e të them:
Unë nuk ngjaj me asnjë ose me mua nuk ngjan kërkush!! Kjo është e re, pjesë e pranverës demokratike në Ballkan.
Diskutime rreth kësaj post