Cristiano Ronaldo ka fituar për herë të katërt Topin e Artë, çmim që ndahet nga e përditshmja franceze, France Football
Ylli i Real Madridit, Cristiano Roanldo ka fituar për herë të katërt Topin e Artë, duke mposhtur kështu Leo Messin dhe Antonie Griezmann.
Ronaldo këtë çmim e ka fituar pas një edicioni të jashtëzakonshëm me Real Madridin, ku fitoi Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës, si dhe me Portugalinë, ku fitoi Euro 2016.
Ky është Topi i Artë i katërti në karrierën e portugezit, ku tre i ka fituar me Realin dhe një me Mancheester Unitedin.
Ai tashmë para vetës ka vetëm Messin, i cili ka fituar rekord pesë Topa të Artë.
Kujtojmë se Ronaldo nuk mori pjesë fare në ceremoninë e ndarjes së çmimit, pasi së bashku me Real Madridin ndodhet në Japoni, atje ku do të zhvillohet Kupa e Botës për Klube.
Diskutime rreth kësaj post