Ish-ministrja e Integrimit, duke u vënë tërësisht në funksion të procesit të hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE dhe integrimit të evndit në familjen evropian, del shpesh dhe kundër linjës së Bashës dhe të opozitës.
Në kohën kur mazhoranca dhe opozita përplasen fort për ligjin e “vetting”-ut, kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu deklaroi se Shqipëria pas 26 vitesh duhet të ketë një qëndrim unanim kombëtar dhe një kompromis historik në lidhje me procesin e integrimit.
Në konferencën ndërkombëtare “10 vjet tregti e lirë” me CEFTA-n, ajo tha se nuk ka pritur asnjëherë që në dhjetor të ketë një datë për integrimin.
“Negociatat asociim-stabilizimit kanë zgjatur 3 vjet. Mua sot më duket një kohë e shkurtër po të kesh parasysh që pas vitit 2006, po të nisësh një negociatë me BE-në nuk mund ta nisësh atë pa të dalë thinjat.
Nesër Këshilli i Evropës do të vendosë për çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian. Unë nuk kam menduar asnjëherë se Shqipëria do të kishte një datë për çeljen e negociatave dhe kjo nuk ndodh vetëm për fajin tonë. Ama për fajin tonë rrezikon që të shtyhet akoma.
Ky është i vetmi proces ku besoj se ka ardhur koha që të kemi një qëndrim unanim kombëtar, një kompromis historik ku të bëjmë gati vizionin në lidhje me këtë proces edhe për 10 vitet që vijnë. Me gjithë respektin tim ndaj BE-së, shqiptarët kanë humbur jo pak kohë”, tha Bregu.
Diskutime rreth kësaj post