Gjatë emisionit “Rubrika Sportive” të mbrëmjes të së dielës në TVSH, ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Rudi Vata, ka dhënë një deklaratë të fortë sa i takon rastit kur ai kandidoi për t’u bërë president i Federatës Shqiptare të Futbollit.
“Unë erdha të kandidoj për postin e presidentit me duar në xhepa dhe me një projekt në mendje dhe në zemër, por gjëja e parë që më thanë njerëzit e futbollit këtu ishte: ‘Duhet të hedhësh 2 milion euro për të blerë votat, ndryshe nuk zgjidhesh dot në krye të FSHF-së.’
Në atë moment kuptova që njerëzit këtu kishin komplet tjetër koncept për futbollin nga ideja që unë kisha në kokë”, u shpreh Vata.
Gjatë diskutimit për çështjen e mundësisë të një ridënimi të Skënderbeut nga ana e UEFA-s për shkak të trukimeve, ai kujtoi kohën kur ishte trajner i Vllaznisë dhe ripërsëriti akuzat e bëra në momentin që u largua, teksa me bindje të plotë pohoi se ndeshja e fundit e tij në drejtimin e shkodranëve, Pogradeci-Vllaznia 2-1, ishte e trukuar.
Diskutime rreth kësaj post