Ky është horoskopi për ditën e hënë, 12 dhjetor 2016 . Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Nëpërmjet një ndërhyrje vendimtare dhe të kujdesshme, mundohuni të sistemoni disa gjëra që rrezikojnë të bëhen pengesë për partnerin, duke fituar mirënjohjen e tij. Nëse raportet profesionale nuk po shkojnë mirë, merrni një vendim dhe shikoni mundësi të reja.
Demi
Do të jeni nervoz dhe shumë pak të shoqërueshëm. Por Hëna që do të hyjë në shenjën tuaj, do mundohet ta përmirësojë situatën. Dita do të jetë disi e hallakatur.
Bëni kujdes me shpenzimin e parave, por edhe me fjalët e thëna, pasi mund të bëni gabime që nuk i ktheni dot mbrapsht.
Binjakët
Kjo është një periudhë frenetike, e mbushur me të papritura dhe befasi, të cilat duhen menaxhuar me kthjelltësi, nëse doni që t’i ktheni gjërat në favorin tuaj. Nxirrni në pah objektivat që keni, në mënyrë që të përmirësoni situatën tuaj.
Gaforrja
Do arrini të vini në vijë gjithë punët e shtëpisë dhe një darkë me personin që dashuroni do ju ngrohë zemrën. Pritini me entuziazëm mundësitë e reja që do t’iu ofrohen, pasi mund të rezultojnë shumë të frytshme.
Luani
E hëna do ju gjejë të lodhur, pasi gjatë së dielës i keni shteruar energjitë tuaja me familjen. Në mbrëmje parashikohet një surprizë. Nëse jeni çift do të jeni në harmoni, ndërsa nëse jeni vetëm një mundësi e mirë do paraqitet para jush.
Virgjëresha
Përqendrohuni maksimalisht, deri sa projektet në çift ose ato familjare të kenë fund të mirë dhe t’ia dilni. Parashikohen investime premtuese. Është moment i favorshëm për të vlerësuar pozicionin tuaj të punës dhe për të pritur çdo rast me sukses.
Peshorja
Dita do të jetë përgjithësisht pozitive dhe e mbushur me lajme të mira që kanë të bëjnë me shtimin e pasurisë dhe të ardhurave. Parashikohen takime intriguese të cilat mund t’iu vënë në testim, ndaj kontrolloni veten.
Akrepi
Do të jeni disi të turbullt dhe të zymtë për shkak të Hënës. Por me pak më shumë vëmendje, gjërat do të bëhen më të lehta. Simpatia e njerëzve do jetë në favorin tuaj.
Si kompensim në bazë të lëvizjeve të duhura, do mbyllni një punë me leverdi.
Shigjetari
Ditë të çmendura për t’u shijuar deri në fund. Një udhëtim i papritur ose një takim i këndshëm do jetë qershia mbi tortë. Mundohuni të ndryshoni pak sjelljet dhe aktivitetet tuaja, për të pasur një “rizgjim” gjithë energji.
Bricjapi
Humori paraqitet i lëkundur, ndërsa financat dhe investimet shkojmë më së miri. Do të ndiheni të vlerësuar dhe admiruar. Çfarë mund të kërkoni më shumë nga jeta? Në punë do të arrini sukses të madh. Fati do ju prijë në çdo fushë.
Ujori
Ditë e favorshme dhe plot dritë. Mundohuni të shmangni hijet e errëta që do shfaqen, si dhe konfliktet me familjarët, të cilat mund të shkaktojnë mëri. Situata financiare paraqitet më së miri, kështu që mund t’i lejoni vetes ndonjë shpenzim më tepër.
Peshqit
Lajme, ftesa dhe takime surprizë do shfaqen në horizont. Komunikimi me të tjerët do jetë më se i mirë. Emocionet e forta nuk mungojnë, sidomos për ata që janë vetën. Do të keni flirtime ndonëse nuk mund të zgjasin, por plot pasion
Diskutime rreth kësaj post