Greqia kërkon që të barazojë çështjen e Çamërisë, me Himarën.
Ajo ka nxitur një grup me emrin “Bashkimi i Himariotëve”, që thotë se himariotët janë helenë dhe duan vetëvendosje.
“Sot është dita ndërkombëtare e të drejtave të njeriut. Në vitin 2016 Helenizmi i Himarës nderon Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut (1948), i ndodhur në frontin e luftës për afirmimin e të drejtave themelore të pronës, të lirisë fetare dhe të vetvendosjes kombëtare.
Në vitin 1945 sistemi komunist në Shqipëri u privoi banorëve të Himarës të drejtën për vetvendosje kombëtare, të drejtën e pronës si edhe të drejtën e lirisë fetare. Brenda një nate vendosi mosnjohjen e pëkatësisë së tyre kombëtare helene, vendosi shtetëzimin e pronave të tyre si edhe shëmbjen e kishave të shënjta të tyre. Sot, 26 vjet pas rënies së sistemit totalitar në Shqipëri, asnjëra prej të drejtave përmendur më sipër nuk është rivendosur për Himariotët.
Qeveritë postkomuniste shqiptare, trashëgimtare besnike të sistemit të mëparshëm totalitar, refuzojnë të rikthejnë pronat pronarëve të ligjshëm, dhunon banesat e tyre, u mohon të drejtën të vetpërcaktohen si Grekë, shtetëzon pronën e Kishës Orhtodhokse dhe shëmb Kishat e Shënjta Orthodhokse.
Bashkimi i Himariotëve krijoi një video me qëllim sensibilizimin e opinionit publik dhe fokusimin e pozitës së popullit të Himarës në konfliktin pa mbarim me shtetin shqiptar, video që u shfaq në veprimtarinë e suksesshme që u organizua më 2 dhjetor në Tiranë nga përfaqësuesit e Minoritetit Etnik Grek si edhe nga forumet e Himariotëve”, thuhet në reagimin e tyre, që kanë postuar edhe këtë video më poshtë.
Diskutime rreth kësaj post