Bruce Dickinson, solisti i njohur i grupit Iron Maiden, ka mbërritur në Tiranë, por si aksioner i një kompanie avionësh. Top-Channel i ka shkëputur disa pyetje përmes të cilave këngëtari i njohur ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të japë koncerte në Shqipëri.
P: ..për çfarë je në Tiranë?
Bruce: Jam një aksioner i madh në kompaninë e fluturimeve. Është puna ime dhe të dorëzoj avionë.
P: Është arsye fakti që je rritur me tregimet e gjyshit tënd, fakti që tani je pilot?
Bruce: Ka qënë kohë më parë. Ishte fillimi që më përfshiu me avionët. Isha tepër i ri. Por nuk fillova të fluturoja deri sa i mbusha 29 vite.
P: Je një pilot, këngëtar dhe i mbijetuar nga kanceri. Çfarë ndjesie ke pasur për secilën?
Bruce: Mendoj se jam shumë me fat. Nuk mund t’i përziej. Bej veç një gjë në kohë.
P: Plane për një koncert?
Bruce: Nuk kemi asnjë plan për të bërë një koncert në Shqipëri. Por ka gjithmonë një mundësi. Nuk kemi në plan të bëjmë një tur në Evropë, përjashto diçka të shkurtër vitin e ardhshëm. Ngelet për t’u parë. Shqipëria është një vend fantastik dhe ne kemi shumë fansa këtu. Ju takon promotorëve dhe menaxherëve të kuptojnë nëse ne mund të kemi një koncert këtu apo diçka të tillë. Mendoj që do të jetë shumë qejf.
P: Ke frikë nga errësira?
Bruce: Unë? Jo. Madje e pëlqej.
P: Si ishin fillimet në bandë?
Bruce: Ishte shumë kënaqësi. Kemi shumë fansa, jemi shumë miq, prandaj jemi ende bashke edhe pas 30 vitesh.
P: Mezi presim t’ju shohim përsëri..
Bruce: Nuk e di, mbase nuk do ta merrni vesh që jam këtu, sepse nuk do t’ju tregoj.
Diskutime rreth kësaj post