E nisi vitin 2016 me një puthje pasionante në teatër me Indrit Çobanin, dhe po e mbyll me një puthje të nxehtë me aktorin e njohur Arben Derhemi, në skenat hot të shfaqjes “Opera për tre grosh”, me regji të Mehmet Xhelilit.
Olta Gixhari është aktorja që surprizon gjithmonë me lirshmërinë e saj skenike, dhe në këtë atmosferë festash vjen në rolin e prostitutës Xheni, në shfaqjen teatrore që po luhet këtë fundjavë në sallën e Teatrit Kombëtar.
Aktorja ka ndarë me ndjekësit një foto nga momentet e provave për rolin, i njëjti që luan dhe aktorja Adelina Muça.
Ajo shfaqet në një skenë puthjeje me aktorin e njohur Arben Derhemi, që mediat i kanë kanë komentuar si skena “hot” mes dy aktoreve, raporton Panorama Plus.
Duke folur për rolin, vetë Olta ka treguar për personazhin e saj: “Xheni është një prostitutë që punon në bordello, dhe ka një bashkëpunim të ngushtë gjithashtu me policinë. Ka përfunduar për mbijetesë ekonomike si prostitutë, dhe i shërben pikërisht këtij kryemafiozi”.
Nuk kanë munguar komentet në rrjetet sociale për aktoren, dikush prej të cilëve i shkruan: “Me Benin të paska rënë…, ai sikur ka lindur për këto role!” si dhe një tjetër komentuese që i shkruante në profilin e saj në Facebook: ”E kujt tjetër përveç teje, Olta Gixhari, do t’i shkonte ky rol? Mezi pres të të shoh të performosh!”, apo të tjerë që janë çuditur nga fotot e nxehta të aktorëve. Olta nuk ka zgjedhur të replikojë me ta, por vetëm t’u përgjigjet me një koment të tipit: “Faleminderit shumë, jam e lumtur që më ndiqni!”. Shfaqja ka dy skena erotike, por për Oltën kjo nuk është hera e parë, pasi përveç situatave të tilla në teatër, është parë në një skenë të tillë në filmin “Farmakon” me Klevis Begën (Kastro Zizon).
Diskutime rreth kësaj post