Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Francë ka mbajtur një ligjëratë në shkollën prestigjioze të Shkencave Sociale në Paris, “Sciences Po”.
Para studentëve dhe profesorëve francezë, kryeparlamentari Veseli ka folur për sfidat e shtetndërtimit të Kosovës, duke shpjeguar arritjet që nga çlirimi e deri te njohja ndërkombëtare e shtetësisë.
Veseli ka folur edhe për rolin e tij në kuadër të angazhimit të diplomacisë parlamentare dhe bashkëpunimin me Parlamentet e vendeve të tjera.
“Globalizimi ka zbehur dallimet midis politikës së jashtme dhe të brendshme, duke shtuar në mënyrë të pashmangshme rolin e parlamenteve në marrëdhëniet ndërkombëtare. Po ashtu, konsolidimi i demokracisë e ka bërë të domosdoshme kërkimin e llogarisë për politikat e jashtme, duke përfshirë më shumë parlamentarët në një sferë veprimtarie, që më parë ushtrohej ekskluzivisht nga ekzekutivi”, ka thënë Veseli.
Një pjesë tjetër e ligjëratës së kryeparlamentarit kosovar është përqëndruar në sfidat e Kosovës në rrugën e integrimit europian, si dhe për mundësitë dhe potencialet që ofron Kosova për investitorët e huaj.
Diskutime rreth kësaj post