Prokuroria e Apelit të Durrësit do të ankimojë vendimin e Gjykatës së Apelit të Durrësit për lirimin me kusht të Lulzim Berishës
Rekursi do të bëhet në Gjykatën e Lartë informojnë gazetarët e Ora News.
Me një vendim të pak ditëve më parë Gjykata e Apelit vendosi që 5 vitet e burgut të mbetura pa kryer t’i kryente në liri me kusht.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës reagoi ashpër sot ndaj lirimit nga burgu
të ish kreut të Bandë së Durrësit Lulzim Berisha.
Duke shfrytëzuar ditën kundër korrupsionit diplomati amerikan tha se lirimi Berishës ishte i papranueshëm dhe duhet të na indinjojë.
Ndërsa kreu i ministrisë së Brendshme Saimir Tahiri e konsideroi këtë ngjarje si një këmbanë alarmi për domodoshmërinë e vettingut
Diskutime rreth kësaj post