Teksa disa prej detajeve të përmbajtjes së “Festivalit të Këngës” në Televizionin Publik Shqiptar kanë dalë në media, “revistawho.com” zbulon sot emrin e prezantueses.
Burime pranë TVSH-së konfirmojnë se drejtuesja është këngëtarja e famshme Ledina Çelo. Të njëjtat burime bëjnë me dije se artistja nuk do të jetë thjesht një moderatore, por një “showgirl” në të gjitha kuptimet.
Mësohet se Ledina nuk do të jetë vetëm në skenë gjatë netëve të kompeticionit më të rëndësishëm muzikor në Shqipëri. Partneri i saj është një emër i njohur shqiptar, i famshëm edhe jashtë vendit në fushën e kinematografisë.
Ledina Çelo është një nga zërat më të mirë shqiptar.
Ajo ka qenë disa herë fituese e festivalit që sivjet do të moderojë dhe ka përfaqësuar me dinjitet vendin tonë në “Eurosong”.
Nëna e dy fëmijëve, do të kthehet enkas nga Gjermania për këtë event dhe është arsyeja e parë që do të na mbajë mbërthyer pas ekranit. / Revistawho.com
Diskutime rreth kësaj post