Njohësi i çështjeve të sigurisë në vend, Avni Islami e ka komentuar murin të ura e Ibrit.
Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Edhe për të satën herë politika Fashiste Serbisë dëshmoi se assesi të ndalen si vepruari në mënyrë destruktive në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
“Me vetë faktin se pas asnjë konsultë të brendshme dhe të jashtme , bëjnë mure ndarëse ( të ngjashme me ato Izeraelito – Palistineze) në qytetin të ndarë të Mitrovicës, ata po tregojnë se nuk janë të interesuar që të bëjnë jetë normale me shqiptarët e Kosovës, madje qeverisë fashiste të Vuqiqit nuk i intereson as qytetari serb i cili jeton ne atë pjesë”, ka shkruar Islami.
Ai ka shkruar se çka ma tutje me atë mur, a thua për çka po bisedohet në Bruksel në mes delegacioneve të dy shteteve.
“ Mendoi se ky mur i cili është ndërtuar e ka koston e vet sepse edhe vet serbet e din se nuk do te rri ai muri aty por qëllimi është që atë muri ta fus në pazare Serbia gjatë bisedimeve. Besoi ne institucionet e Kosovës se nuk do të bien pre e këti provokimi”, ka shkruar tutje Islami.
Diskutime rreth kësaj post