Televizioni shtetëror grek ERT ka bërë një dokumentar, për shkeljet që sipas tij, po i bëhen minoritetit grek në Shqipëri.
Emisioni i referohet prishjes së disa garazheve dhe lavazheve në Himarë, që sipas tyre janë banesa të minoritarëve.
Por, ajo që e bën më të rëndë, është fakti se disa personazhe shqiptare, për të sulmuar Ramën, kanë pohuar në emision ato që donin të dëgjonin grekët.
Gazetari grek ka marrë në intervistë Fatos Lubonjën, Frrok Çupin, Elsa Ballaurin dhe Artur Zhejin, ndaj të cilëve ka shpërthyer zemërimi në rrjetet sociale, për ato që kanë thënë.
Vetë Zheji ka bërë një shkrim, duke thënë se i janë shtrembëruar fjalët dhe ka thënë tjetër gjë nga ato që janë transmetuar në televizionin grek.
“Personalisht diferencohem nga ky përdorim i njëanshëm dhe i turpshëm, mediatik i kolegut shtetëror të ERT…”, shkruan ai.
Ende nuk kane reaguar Lubonja dhe te tjeret per menyren si jane pasqyruar intervistat e tyre ne dokumentar.
https://www.youtube.com/watch?v=mJkfTdjWuVA
Diskutime rreth kësaj post