Dje u zhvillua Samiti e përvitshëm i Ballkanit Perëndimor të organizuar nga “Friends of Europe” në Bruksel me temë “Të nxisim ndërlidhjen gjatë rrugës drejt BE-së”.
Në fokus të diskutimit ishte rigjallërimi i procesit të integrimit europian, nxitja e biznesit dhe investimeve në rajon, ndërlidhja infrastrukturore, migracioni, punësimi dhe bashkëpunimi rinor.
Teksa ministri Ditmir Bushati mbante fjalën e tij në aktivitet, kryetari PD, Lulzim Basha ishte në sallë.
”Ne presim që së pari ministrat e jashtëm të mbështesin përqasjen e KE për rekomandimin për fillimin e bisedimeve për anëtarësim për Shqipërinë, me mirëkuptimin që do të zbatohet ligji i vettingut dhe ne do të vijojmë me progresin përsa i përket 5 prioriteteve kyçe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, tha Bushati.
Mirëpo, siç duket nga fotoja, Bashës sa herë i bie të japë një dorë për Shqipërinë, i vjen gjumi. S’ka as fuqi e as nerv të durojë as progres e as kundërshtar politik. Për këtë të dytin si vëmë faj.
Kjo sindromë e tij që vjen që nga koha e Bashkisë, ku për 4 vjet vetëm gërhiti, mesa duket nuk i shqitet sa herë bëhet fjalë për punë. Ai dremit, ose fle. Kjo vjen edhe nga frika e reformës në drejtësi, padyshim.
Diskutime rreth kësaj post