Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se marrëdhëniet e Kosovës dhe NATO-s tani e tutje do të kenë një cilësi tjetër të bashkëpunimit.
“Ndër të tjera, republika jonë e re do të përfitojë nga aktivitete dhe programe të ndryshme të ofruara nga NATO”, ka njoftuar Thaçi përmes një postimi në Facebook.
Ai ka theksuar se, “zotimi i Aleancës është detyrim për Kosovën, por edhe mirënjohje për politikën e saj të dialogut dhe bashkëpunimit”.
“Kosova e ka aspiratë jetike anëtarësimin në NATO dhe BE, familje këto të popujve të lirë e të barabartë”, ka thënë Thaçi.
Diskutime rreth kësaj post