Sipas Bankës Botërore, në Shqipëri vetëm 10 për qind e të rriturve kursejnë për moshën e pleqërisë. Kjo është një nga shifrat më të ulëta në botë dhe arsyeja kryesore është mungesa e të ardhurave.
“Me këto rroga që ne marrim nuk mund të kursejmë”, thotë një qytetare.
“Kemi shumë shpenzime. Me siguracione punojmë, por nuk mund të kursejmë”, shprehet një i ri.
Por mungesa e të ardhurave nuk është arsyeja e vetme se pse shqiptarët nuk heqin para mënjanë për moshën e pleqërisë.
“Nuk ka një kulturë në Shqipëri akoma për këto”, shprehet një qytetar.
Por përtej arsyeve, e sigurt është se vitet ikin shpejt. Dhe kur vjen koha e pensionit mbetet vetëm një burim të ardhurash, pensioni shtetit, i cili nuk mjafton asnjëherë.
“Presim tani mbase po na shton qeveria ndonjë lekë”, thotë një pensionist.
Shumë vende në botë po përballen me kriza të sistemeve shtetërore të pensionit për shkak të plakjes së popullsisë, rënies së lindshmërisë dhe krizave fiskale. Disa prej tyre janë detyruar të marrin masa drastike duke ulur pagesat për të moshuarit ose duke rritur moshën e daljes në pension. Shqipëria përballet me të njëjtën sfidë, kështu që të kursesh për moshën e pensionit nuk është asnjëherë ide e keqe.
Diskutime rreth kësaj post