Lulzim Basha nuk ndalet me akuzat dhe sulmet e tij.
Ditën e sotme ai ka sulmuar në mënyrë indirekte Komisionin Europian lidhur me vlerësimin për Shqipërinë.
”Edhe sot Kryeministri na kujtoi, ndërkohë që ju ishit në protestë të lexoni raporte. Populli nuk jeton duke lexuar raporte, rinia nuk arsimohet duke lexuar raporte. Aq më pak raporte të porositura e të paguara për ta bërë të zezën të bardhë. E zeza e bardhë nuk bëhet kurrë me propagandë, nuk bëhet kurrë me mashtrime.”
Kështu Basha sulmon direkt Komisionin Europian pse në raportin e tyre vlerësojnë progresin e bërë nga Shqipëria, siç ka suluar BE e SHBA dhe kur është bërë fjalë për raporte të tjera ku shteti shqiptar ka bërë progres.
Por kryeministri Rama ka vendosur ta ironizojë Bashën pas kësaj deklarate, duke mos e marrë seriozisht.
“Sipas Lulit edhe PISA2015 ka perkthyer gabim rezultatet e Shqiperise ne arsim! E kane paguar! Dikush t’i thote qe paraja nuk eshte gjithçka”, shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post