Artan Hoxha, i ftuar ne emisionin Zululand ka deklaruar se kultivimi dhe biznesi i kanabisit në cdo zonë të Shqipërisë ka filluar ngaqë qeveria e ka mbajtur një sy mbyllur.
I pyetur nëse ai vete e ka provuar ndonjëherë kanabisin Hoxha shprehet se:
“Unë nuk kam tymosur asnjëherë as edhe një cigare. Kanabisi i Shqipërisë është më cilësori se kanabisi i Marokut,” tha Hoxha
Hoxha shton gjithashtu se Shqipëria është vendi numër një në Europë i prodhimit të kanabisit, dhe i dyti si furnitor.
“Në biznesin e kanabisit janë përfshirë edhe biznesmenë legalë. Ata joshen pasi duhen investime të pakta dhe fitimet janë të mëdha” thekson Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post