Kreu i PD-se Lulzim Basha “ka ndryshuar qëndrim”, sa i perket hapjes se negociatave per anëtaresim ne Bashkimin Europian. Ai ka habitur sot nga Brukseli, kur, thuajse ne ligjerate te drejte, ka perseritur fjalitë qe Majlinda Bregu, ka thënë pas votes pro hapjes se negociatave para pak javesh ne Komitetin Parlamentar te Stabilizim Asociimit ne Bruksel, ndryshe nga pjesa tjeyer e opozites qe ka votuar kunder.
“Hapjen e negociatave e shoh si mundesine e vetme per te shkurtuar kohen e kesaj qeverie, si te vetmin mekanizem per te ndaluar shkeljen e standardeve nga qeveria”, ka thene Bregu ne koherence te plote ne te gjitha takimet e saj me perfaqësues te KE-së ne Bruksel apo fhe në prononcimet e saj brenda vendit.
Këto fjali që e shpallën atë “armike” te partise, i ka thene sot Lulzim Basha ne Bruksel.
Ky qëndrim i moderuar sot e largon edhe nga qëndrimet e Berishës, i cili bërtiste në parlament, se qeveria ta harroje hapjen e negociatave, pasi nuk e meriton ate. Kthimi ne nje kopje te Bregut sa i përket qëndrimeve të njëjta, tregon së paku se brenda PD-së ka përfunduar lufta e ftohtë me mbështetësit e integrimit.
Por duhet pritur të vijë në Tiranë q ëtë jemi më të sigurtë. Se këtu e ka afër Berishën dhe i ikën zëri./TemA/
Diskutime rreth kësaj post