Duke komentuar deklaratat e fundit të disa zyrtarëve të Ukrainës që është e mundur që Rusia në bisedime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ta njohë pavarësinë e Kosovës, në mënyrë që të ruajë fuqinë e saj në Krime, njohës të kësaj çështjeje thonë se një skenar i tillë është joreal.
Misha Glenny, një gazetar britanik dhe lektor në Universitetin e Kolumbisë, ka thënë për të përditshmen serbe ” Danas”, se është e vështirë të vlerësohet nëse Rusia mund të njohë Kosovën për shkak të Trump, por “për të gjithë ata që mendojnë se e dinë se si Trump do të sillet si president i Amerikës, nuk e kanë kuptuar thelbin e saj”.
”Nuk pres asgjë të mirë nga Trump, ” ka thënë Glenny.
Ky i fundit menjëherë pas zgjedhjes së Trump në postin e të parit të Amerikës, kishte thënë po ashtu se ai “nuk mund ta imagjinoj se ai do t`i përkushtohet situatës në Ballkan në hollësi, por do të do t`ia lë që të merren me një gjë të tillë njerëzve që marrin një rol të rëndësishëm në politikën e Departamentin e Shtetit”, raporton Klan Kosova.
Edhe Erkki Bahovski , diplomat estonez, ish-zyrtar i Komisionit Europian, tha për këtë të përditshme se rusët me siguri nuk do të njohin pavarësinë e Kosovës.
Diskutime rreth kësaj post