Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka akuzuar gjyqtarët se marrin në mbrojtje ndërtimet pa leje.
Deklarata u bë në nisje të aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje në Universitetin Bujqësor.
“Kjo është përplasja e Shqipërisë që gjetën me atë që duam të bëjmë. Gjetëm një Shqipëri me ndërtesa shumëkatëshe në ambientet e universiteve. Duam të ndërtojmë një Shqipëri me hapësira publike në shërbim të publikut.
Ashtu sic është përplasja e sistemit të drejtësisë që gjetëm dhe që kemi ende me sistemin që duam të ndërtojmë pas vettingut.
Sot disa gjytqarë kishin bërë gati të merrnin vendim për të siguruar këto objekte të paligjshme. Tashmë të kthyer në një praktike korruptive, sa herë gjendemi një ndërtimi pa leje, gjenden disa gjyqtarë që e kanë bërë zakon shkeljen e ligjit, të marrin mbrojtjen e ndërtimit pa leje dhe të ndalojnë institucionet të bëjnë detyrën. Përpjeka jonë është të ndërtojmë një sistem drejtësise që i shërben qytetarit.
Vettingu është një hap që nuk ka kthim pas, pavarësisht rezistencës që në frontin e të keqes nuk duan që në këtë vend të ketë drejtësi. Ne jemi të vendosur të bëjmë atë që na kanë besuar qytetarët”, deklaroi ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Diskutime rreth kësaj post