Prokuroria kërkon tre vite burg për gjyqtarin e Beratit, Shyqyri Çobo, i cili akuzohet për shpërdorim detyre. Në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda është dhënë dhe pretenca e organit të akuzës, e cila kërkon edhe të mos ushtrojë profesionin për tre vjet.
Seanca u zhvillua me gjykim të shkurtuar. Në qershor të këtij viti prokuroria kërkoi pezullimin nga detyra të gjyqtarit pas padisë së një shtetaseje se ai i kishte kërkuar favore seksuale, si gjyqtar që do të trajtonte çështjen e divorcit të saj.
Prokuroria njofton se mes gjyqtarit dhe gruas ka patur shumë mesazhe dhe telefonata dhe kjo e fundit, megjithëse e ka kuptuar qëllimin e gjyqtarit për krijimin e një lidhjeje intime, është ndjerë e frikësuar për faktin se refuzimi i prerë nga ana e saj do të sillte si pasojë humbjen në procesin gjyqësor ku ishte palë.
Diskutime rreth kësaj post