Deputetja e PD Majlinda Bregu ka qënë paraditen e sotme në familjen e prindërve të viktimës Liljana Ruko e cila u hodh prej bashkëshortit të saj nga dritarja e banjës disa ditë më parë duke gjetur vdekjen.
Pas vizitës në familjen e prindërve të viktimës deputetja Bregu ka pohuar për median se duhen pershpejtuar procedurat per kalimin e femijeve nga babai tek daja i femijeve.
“Të përshpejtojmë procedurat për kaimin e kujdestarisë së fëmijëve nga babai tek daja. Pas pak do të takoj kryebashkiakun Armando Subashi për të biseduar që të krijojmë mundësinë për ti lidhur pension fëmijeve dhe sigurimin e një paikologe pasi djali ka parë e dëgjuar gjithshka. Fakte të reja kanë dalë në dritë për mos zbatimin e urddhërit të mbrojtjes. Do shikohet ndarja e pasurisë për të ndihmuar fëmijët” ka pohuar Bregu.
Diskutime rreth kësaj post