Kryeministri Rama ka shkëmbyer disa replika me komentuesit në faqen e tij në Faccebok, pasi postoi një video ku tregon rritjen e rrogave dhe pensioneve.
“Rritja e mëtejshme e rrogave të punonjësve të policisë një garanci në rrugën e modernizimit të vazhdueshëm të Policisë së Shtetit”, shkruan bashknjgjitur me videon Rama.
Replikat:
Qytetari: Rrisni rrogën minimale, pensionet, ndihmën sociale invalidëve. Këta s’munden të jetojnë si njerëz Policët dhe infermierët e kanë të mjaftushme rrogën e prap do vjedhin qytetarët se janë mësuar.
Rama: Ervin, mbase s’e ke mendjen kur shikon e lexon dhe s’të ve faj në gjithë këtë lumë lajmesh e dizinformimi në rrjet! Por po të informoj që pensionet po rriten dhe është e para qeveri në 25 vjet që vendos pension social; rrogat e ulëta rriten 36%; ndihma ekonomike është rritur (dy deri trefish) dhe për atë që thua, “ata prap do vjedhin”, më vjen shumë keq të të them se është e turpshme! Është e turpshme të thuash që policët apo infermierët janë të gjithë hajdutë, sepse nëse ka të tillë dhe patjetër ka, kjo nuk do të thote aspak se shumica dërrmuese që jetojnë me punën e tyre të ndershme, të fyhen në këtë farë feje! Prandaj jo kështu, Ervin, nuk shkon fare!
Qytetari: z.Rama mos u be bed boi por na e rrit edhe ne kamarierve rrogen se s’na del as per cigare.
Rama: Qeveria nuk rrit rrogat e kamariereve i dashur Elvis, por ajo çka mund te beje qeveria eshte ajo qe kemi bere: Kemi hequr taksen e sheshte dhe ti sot paguan shume me pak, dmth ne xhep te mbetet me shume, por cigaren duhet ta lesh urgjent.
Diskutime rreth kësaj post