Nuk ka fitues në super sfidën kryesore të javës së 14-të, mes Partizanit dhe Kukësit e cila u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena”.
Dy skuadrat pretendente për titullin kampion nuk kanë shkuar më shumë se barazimi i bardhë 0-0, duke ndarë nga një pikë në një sfidë e cila dhuroi mjaft emocione.
Një 90-minutësh spektakolar u zhvillua në Elbasan, me të dyja ekipet që synimin kryesorë kishin marrjen e tre pikëve.
Partizani arriti që të ishte më lart se verilindorët në këtë perballje duke krijuar shumë raste për shënim, por nuk ishin të saktë në momentin e finalizimit.
Të kuqtë kaluan në avantazh me Ekuban në pjesën e parë, por goli i shënuar nga sulmuesi i kuq u konsiderua si i pa rregullt nga ansori.
Në pjesën e dytë 15-herë kampionët e vendin shpërdoruan një numër të lartë rastesh për shënim me anë të Bardhit, Ekuban, dhe Ramadanit të cilët nuk arritën dot qe të mposhtnin portierin Koliqi.
Pas këtij barazimi Kukësi rimerr vendin e parë me 28-pikë po aq sa edhe Skëndërbeu, ndërsa Partizani renditet ne vendin e tretë me 25-pikë të grumbulluara.
Ndërkohë, në sfidën tjetër Flamurtari arriti që të mposhtë Tiranën me rezultatin e ngushtë 1-0.
Autori i golit të fitores për bregdetarët ishte mesfushori Shkodra në fund të pjesës së parë.
Një tre pikësh i artë për Flamurtarit që hedh pas krave krizën e muajve të fundit duke u larguar dhe nga zona e ftohtë e renditjes.
Diskutime rreth kësaj post