Drejtori i kontrollit ajror të Serbisë dhe Malit të Zi (SMATSA), Radojica Rovqanin, ka pranuar se i është refuzuar kërkesa nga NATO që të kenë nën kontroll radarin e kontrollit ajror në Kosovë, shkruan B92.
Kompania e vetme në Serbi që është pjesë e Bashkimit Europian, ka prezantuar projekte serioze që i kontribuojnë SMATSA-s të jetë në krye të Eurocontrol-it, që ka 44 shtete anëtare, transmeton Telegrafi.
Sipas tij, SMATSA është në finalizimin e lejeve, dokumentacionin e projektit dhe përgatitjen e tokës për ndërtimin e kullës në aeroportin “Nikola Tesla”, si dhe radarin primar dhe atë sekondar në Beograd dhe në Besna Kobil afër Vranjës, duke pranuar se janë duke punuar në përmirësimin e harduerëve dhe softuerëve të sistemit që është në përputhje me kontrollin më modern të trafikut ajror në Europë.
“Ndërtimi i kullës së re në aeroportin “Nikola Tesla” dhe aneks ndërtesa do të jetë një nga detyrat më të rëndësishme në vitin 2017”, ka deklaruar Rovqanin, duke shtuar se kulla do të jetë njëra nga markat kryesore të aeroportit të Surqinit.
“Radari në Besna Kobil në Vranjë, ndërtimi i të cilës do të fillojë gjatë vitit të ardhshëm, është gjithashtu i rëndësishëm për pjesën jugore të Serbisë, pas mbylljes së kullës në Kopaonik.
Falë kësaj kulle do të mund të shohim gjithë Ballkanin, dhe nuk do të varemi nga radari që nuk po na e kthen NATO. Shumë herë kemi kërkuar nga NATO të na e kthej atë radar, të paktën atë civil, por ata e kanë lidhur këtë me hapësirën e ulët ajrore mbi Kosovën, dhe për këtë kemi vendosur që të mos presim dhe ta ndërtojmë tonin”, ka shtuar Rovqanin.
Diskutime rreth kësaj post