Atentatet me tritol në shtëpinë e efektivit të Rinasit, Arben Kajmaku nuk kanë të ndaluar. 10 ditë nga shpërthimi i fundit, sërish një sasi eksplozivi shpërtheu mbrëmjen e së dielës në oborrin banesës dykatëshe në Fushë Prezë.
Në momentin e shpërthimit Kajmaku ndodhej në banesë me bashkëshorten dhe fëmijët. Fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar, por vetëm dëme materiale të bordurës së jashtme dhe portës kryesore të banesës.
43-vjecari është marrë sërish në pyetje nga policia, ndërsa uniformat blu nuk përjashtojnë faktin se sulmi mund të ketë ardhur për shkak të konflikteve të pronësisë.
Burime pranë policisë thanë se krahas pistës për shkak të detyrës, për rastin e agjentit të krimeve po hetohet edhe në këtë drejtim.
Më datë 25 nëntor një sasi eksplozivi shpërtheu në banesën e oficerit Kajmaku. Tritoli, i lidhur me një fitil përcjellës u hodh nga jashtë brenda banesës. Edhe mbrëmjen e së dielës, autorët, që dyshohet të jenë të njëjtët, kanë përdorur të njëjtën mënyrë.
Diskutime rreth kësaj post