Në lagjen numër 4 të qytetit të Korçës policia gjeti të varur një baba dhe dy fëmijë të vdekur. 41-vjeçari Naum Toshi ka mbytur me tel dy djemtë e mitur teksa ishin duke fjetur e më pas ka varur veten.
Motra e Toshit tregon se ai ka pasur probleme me bashkëshorten, pasi ajo ishte larguar nga banesa. Rreth orës 2.00 të mëngjesit ajo ka shkuar në banesë dhe pasi është grindur me bashkëshortin, ajo është larguar.
“Ka qenë në Greqi e më pas erdhën bashkë me gruan. Në datë 17 ajo iku fare. Erdhi babai në mëngjes për t’i hedhur ushqim pulave, kur pa letrën te dera me të shkruar ngjitu lart”, tregon motra Lirika Toshi.
Sipas të dhënave, 41-vjeçari ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, pasi bashkëshortja e tij në mënyrë të përsëritur largohej nga banesa, ndërsa më herët ata kishin qenë edhe në emigracion, në Greqi, por ishin kthyer. Mësohet se djali 6-vjeçar ishte thjeshtri i autorit dhe djali 4-vjeçar ishte fëmija i çiftit, por e ëma i kishte braktisur.
Nga informacionet e mbledhura deri tani besohet se çifti ka pasur konflikte, pasi bashkëshorti nuk toleronte punën e Marselës në një lokal nate.
Diskutime rreth kësaj post