Një modele me forma të ekzagjeruara, e cila njihet se “Kim Kardashiani rus”, thotë se është shumë më e bukur sesa 35-vjeçarja.
Anastasia Kvitko, nga Kaliningradi, ka gati 5 milionë ndjekës në Instagram dhe thotë se ndryshe nga Kimi, trupi i saj është 100% natyral dhe fryt i punës së saj në palestër.
“Më pëlqen Kim Kardashian, por nuk më pëlqen kur më krahasojnë me të. Është shumë mbrapa meje. Unë kam një fizik sportiv dhe kam të pasmet më të bukura në botë. Për më tepër, nuk kam bërë asnjë operacion plastik në fytyrë. E dinë të gjithë se çfarë i ka bërë Kimi të pasmeve të saj”, thotë Anastasia.
Diskutime rreth kësaj post