Deputetja demokrate Majlinda Bregu ka reaguar pas vrasjes së ndodhur në Fier, ku Ferdinant Ruko hodhi nga kati i katërt gruan e tij.
“Zoti minister i Drejtesise, nje grua eshte flakur dje nga nga ballkoni i shtepise si placka me e pavlefshme, nga nje burre-shtaza i radhes.
Mediat thone sot se viktima ka patur nje “Urdher mbrojtje” nga Gjykata e Fierit, pas denoncimeve te meparshme per ushtrim dhune ndaj saj.
Urdhri i mbrojtjes kur nje grua e dhunuar kerkon ndihme, e detyron kriminelin burre qe pavaresisht nga “soji i hallit” qe paraqet si shkak per shtazerine:
-te largohet nga banesa
– te mos i afrohet bashkeshortes dhe femijeve
– te ruaje distancen nga shtepia ku ajo jeton bashke me femijet apo nga vendi i punes dhe shkolles se femijeve etj etj.
Une jam e qarte se fuqia jone e veprimit dhe reagimit kunder nje kercenimi si dhuna ndaj grave qe eshte terrorizem i qarte, i paster, i cmendur ne vend te jete po aq e eger sa egersia e shtazeve, po rrezikon te mbetet vetem tek keqardhja njerezore.
Por ky rast po me tmerron nga ky detaj: Urdhri i mbrojtjes!
Zoti minister, kush eshte ai gjyqtar qe paska leshuar nje “Urdher mbrojtje” qe e le burrin qe gruaja e padit per dhune, te jetoje ne nje shtepi me te derisa ta hedhe nga ballkoni????
Nese kjo eshte teresisht e vertete, padine per kete gjyqtar, do ta bej vete”, shkruan deputetja demokrate.
Diskutime rreth kësaj post