Fredi Ruko 52 vjeç, autori i vrasjes së bashkëshortes së tij Liljana Ruko 43 vjeçe, ka dhënë dëshminë e tij në polici disa orë pas krimit në Fier:
“Dyshoja tek gruaja ime. U zumë, debatuam ashpër. E futa në banjë, e zhvesha, e rraha dhe pastaj e hodha nga dritarja”.
Krimi ndodhi në orën 15 e 45 minuta të pasdites së të shtunës në lagjen “Kryengritja e Fierit”.
Dëshmitarët në këtë rast, komshinjtë e viktimës dhe autorit të krimit, kanë dëgjuar zënka, debate me zë të lartë.
Ata thonë se më pas kanë parë momentin kur 52 vjeçari e ka hedhur gruan e tij, nënë e dy fëmijëve, nga dritarja.
Në polici autori i ngjarjes ka pohuar se kishin emigruar një kohë të gjatë në Gjermani dhe kishin pak që ishin kthyer së bashku me 2 fëmijët.
“Edhe në Gjermani i kam pasur këto debate”, ka thënë ai para grupit hetimor që e mori në pyetje. 52-vjeçari e ka pranuar autorësinë e krimit, pra vrasjen e gruas.
Të hënën pritet që 52 vjeçari Fredi Ruko të dalë në gjykatë për caktimin e masës së sigurisë.
Diskutime rreth kësaj post