Agjentë të policisë së Shkodrës kanë vënë në pranga mbrëmjen e sotme një shtetas të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale.
Sipas një njoftimi për shtyp nga drejtoria lokale e policisë, i arrestuari është shtetasi Eduard Frroku, 40 vjeç dhe banues në Lezhë, i dënuar në mungesë me 3 vjet e 10 muaj burg për “grabitje me armë”.
Fillimisht ai nuk i është bindur sinjalizimit të policisë për të ndaluar, duke u larguar me mjetin e tij, por është ndaluar pak minuta më vonë nga patrullat e tjera.
Gjatë kryerjes së verifikimeve, blutë e Shkodrës kanë konstatuar se 40-vjeçari qarkullonte pa leje drejtimi.
Diskutime rreth kësaj post