Një agjenci udhëtimi ka rënë prè e një tentative për grabitje gjatë pasdites së kësaj të premteje në Paris, aty ku një agresor i armatosur raportohet të ketë marrë 7 persona peng.
Ngjarja është duke ndodhur në periferinë jugore të kryeqytetit francez, ndërkohë që forca të shumta policore të armatosura kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Sipas dëshmitarëve në vendin e grabitjes, incidenti nuk ka lidhje me terrorizmin. Agjencia e udhëtimeve, e përdorur shpesh nga klientë aziatikë dhe që vepron me transaksione “cash”, ka rënë edhe herë të tjera prè e grabitjeve.
Një gazetar i pranishëm në vendngjarje ka thënë përmes “Twitter”-it se agresori është i vetëm dhe nuk ka bashkëpunëtorë, ndërsa tentativa pengjet janë marrë në biznesin e quajtur “Asieland”, në bulevardin “Massena”.
Policia ka krijuar perimetrin e sigurisë, duke bllokuar trafikun nëpër rrugët përreth saj, ndërsa banorët lokalë janë udhëzuar të qëndrojnë larg zhvillimeve. Menaxheri i agjencisë së udhëtimeve thuhet se ka njoftuar policinë për incidentin dhe më pas është larguar nga ndërtesa, raporton “BFMTV”.
Diskutime rreth kësaj post