Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij AMARCORD, ka bërë një kujtesë për Ibrahim Rugovën në 72 vjetorin e lindjes.
Kreu i qeverisë shqiptare e kujton atë si një kërkues të paepur gandian të mëvetësimit të Kosovës.
Ndërsa e vlerëson si një njohësh të thellë e të pazëvendësishëm të letërsisë së hershme shqipe, dhe kontributit të Bogdanit, emrin e të cilit Pjetër e përvetësoi si emrin e amëshimit.
Po postojmë të plotë tekstin që shoqëron foton e rubrikës së tij:
Në 72 vjetorin e lindjes së tij, Heroi i Kosovës, Ibrahim Rugova, mund të përkujtohej me një mori fotosh apo klishe që shfaqin burrin e madh të Kosovës, kërkuesin e paepur gandian të mëvetësimit të Kosovës.
Mbase, po kjo është veç një hamendje, i madhi Ibrahim Rugova do të kishte dashur të mbetej në kujtesë parësisht si publicisti i palodhur, njohësi i thellë e i pazëvendësueshëm i letërsisë së hershme shqipe në përgjithësi dhe kontributit të Bogdanit në vecanti, emrin e lindjes së të cilit, Pjetër, e pervetësoi si emrin e tij të amëshimit.
Ibrahim Rugova mbetet një “pjetër”- gur këndor, në ndërtimin e Kosovës së lirë, të pavarur mbi rrënjët e saj humaniste dhe shpirtërore.
I paharruar kujtimi!
Diskutime rreth kësaj post