Nga Erjon Braçe
Televizioni kombetar i Sandrit,
ka bere nje zbulim te madh:
ERION BRACE PRO LIGJIT PER LOJRAT E FATIT!!
Per shkak te seances se gjate e te kote dje ne Kuvend dhe,
per shkak te puneve me policine e shtetit, IKMT, bashkine e Tiranes etj, vetem tani po mund te njihem me zbulimin e madh te televizionit kombetar te Sandrit!
Televizioni kombetar i Sandrit thote:
Erion Brace nuk ka firmosur vete ne draftin qe propozon shtyrjen me dy vjet te hyrjes ne fuqi te ligjit per lojrat e fatit; por,
Televizioni kombetar i Sandrit ka “gjetur” nje dokument, pa firmen Erion Braces perseri, por i perpiluar nga stafi i komisionit me porosi te Erion Braces me qellim te gjeje argumente se perse ligji nuk duhet te hyje ne fuqi ne Janar 2017!!
Madje televizioni kombetar i Sandrit shkon edhe me tej kur thote-shoqeruar me sinkronin ilustrues, se Edi Rama e do me force kete ligj, por po e saboton Erion Brace!!
Shikoni,
une e njoh ne detaje biznesin televiziv kombetar te Sandrit;
e di shume mire si funksionon.
Sandri nuk e ka me mua, por po faturon duke bere luftetarin e madh te “lojrave te fatit”.
Natyrisht tek lojrat e fatit!
Tani per cdo shqiptar;
Une nuk kam qene kurre “pro” lojrave te fatit!
Une kam insistuar fort per mbajtjen e premtimit tone parimor, per te mbyllur te gjitha lojrat e fatit.
TE GJITHA!
Pikerisht se eshte keshtu, e dokumentuar ne nje mori kronikash, une kam kritikuar shume ashper ligjin per lojrat e fatit, madje nuk e kam votuar!!
Arsyeja ishte e thjeshte;
NUK PERMBUSHTE PREMTIMIN PER MBYLLJEN E PLOTE TE LOJRAVE TE FATIT!!
Kundershtia u be edhe me e forte,
kur njerez me pushtet te madh ne Kuvend, lobuan ndryshime te tjera edhe ne ate draft te kufizuar te papranueshem, duke i bere nje favor te madh e te gjere kompanive te basteve!!
Kjo eshte arsyeja qe une nuk e kam votuar variatin perfundimtar te ligjit, as ne komision, as ne seance plenare.
E DOKUMENTUAR KJO!
MADJE KAM BERE ME SHUME;
E KAM PADITUR AKTIN E LOBIMIT PER NDRYSHIMET E MINUTES SE FUNDIT, KU KAM MUNDUR!!
Eshte shume e vertete qe kam qene vetem!
Dy jave me pare ne Kuvend, ne nje seance te Komisionit,
fare rastesisht, nga nje batute e rastesishme aty, kam mesuar se po qarkullonte nje iniciative e nje deputeti te vetem, permendur me ze e figure ne komisionin respektiv, jo komisionin qe une une drejtoj-tjeter komision ai.
Kam mbajtur qendrim aty per aty, kunder natyrisht, ne sy te deputeteve te te tre paleve.
Pa asnje diskutim, aty, ne sy te deputeteve, i kam kerkuar dy nepunesve te Kuvendit, te marrin ligjin, te nxjerrin prej tij te gjitha detyrat e lena ne ligj per qeverine dhe institucionet e saj, per berjen te zbatueshem te ketij ligji ne afat.
Kete mund ta deshmojne shume qarte, deputete te te tre paleve, nepunes te Kuvendit, gazetare-pervec “carina-s” se Sandrit.
JU KAM THENE TROC QE JAM KUNDER SHTYRJES SE AFATIT TE HYRJES NE FUQI TE LIGJIT PER LOJRAT E FATIT!
KETE QENDRIM TIMIN, UA KAM THENE NE SY EDHE DEPUTETEVE TE PS QE KANE NENSHKRUAR NISMEN,
MADJE NE MENYREN TIME TE NJOHUR, ME THENE TE DREJTEN.
Kjo eshte e verteta!
Une jam kunder ligjit aktual;
UNE DUA TE MBYLLEN TE GJITHA, LOJRA FATI E BASTE!
Une jam kunder shtyrjes se afatit te hyrjes ne fuqi edhe ketij ligji qe te pakten mbyll lojrat elektronike te fatit.
UNE DUA TE MBYLLEN KETO TE PAKTEN MENJEHERE!
Po, 22 pikat jane pjese e menyres sime te punes dhe,
akuzes pa diskutim, ndaj institucioneve te qeverise qe nuk kane bere detyren; jane akuze e rende dhe e faktuar per ta!
KY ESHTE INTERESI IM!
KY ESHTE QENDRIMI IM!
Tani Sander, kete fjaline e fundit per interesa te miat ne lojrat e fatit, merre, zieje dhe beje boje flokesh.
Per nje arsye, fytyra qe do dale pas kesaj te jete e ndryshme nga ajo e fiksuar neper kazino, brenda e jashte vendit!
Une pro lojrave te fatit dhe ti luftetar, kunder tyre, eshte genjeshter e madhe, shume e madhe. Si televizioni yt kombetar xhanem.
Diskutime rreth kësaj post