Gjatë vizitës së zyrtarëve të Ukrainës në Beograd, Zëvendës Kryetari i Parlamentit të Krimesë, Refat Chubarov, paralajmëroi për “arrogancën” e Rusisë dhe mundësinë që Rusia, në bisedime me Shtetet e Bashkuara të pranojë pavarësinë e Kosovës për të ruajtur pushtetin e saj në Krime. “Fuqitë mëdha tani janë duke bërë “pazar”, tha Chubarov, transmeton zeri.info.
“Unë jam duke folur për rastin e Kosovës. Tashmë ka plane për të shkëmbyer Kosovën për Krimenë, këto janë parashikime të njerëzve në rrethin e Trumpit. Për shkak të sanksioneve me pasoja shkatërrimtare, Rusia tani në mënyrë aktive kërkon mundësi për të ndryshuar pozicionin e saj dhe bashkëpunim më të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, ndërsa në të njëjtën kohë synon ruajtjen e interesave të tyre, konsideron Chubarov, duke shtuar se Rusia do të jetë e gatshme për kompromis dhe koncesione për të fituar pushtetin mbi Krimenë. Ai parashikon se në ato bisedime Rusia do të mbrojë qëndrimin: “Nëse ju e njihni Krimenë si pjesë të Rusisë, do të njohin pavarësinë e Kosovës”.
Diskutime rreth kësaj post