Sali Berisha ka sulmuar ashpër ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, dhe misionin e BE-së, EURALIUS, që bashkë me SHBA, është përgjegjës për reformën në drejtësi.
Sipas Berishës, Ata janë të korruptuar dhe kanë vepruar si mafiozë.
“Te dashur miq, fallsifikimi nepermjet perkthimit, me shtim fjalish ne anglisht qe nuk ekzistojne, ne tekstin e neneve te Kushtetes nuk eshte standart europian, por antieuropian.
Ky eshte nje akt mafioz korruptiv dhe i turpshem, poshterues per Shqiperine, i mafies qeveritare, qe meriton ndeshkim.
Ekzekutimi i ketij akti korruptiv skandaloz eshte realizuar nga Rama – Xhafa nepermjet segmenteve te caktuara te misionit te Euralius!
Sulmet qe iu bene opozites nga Rama, e cila konstatoi se tekstit te neneve te Kushtetutes, te derguar ne Komisionin e Venecias, ne variantin anglisht i jane shtuar fjali qe nuk jane votuar ne parlament, deshmojne se ky eshte nje veprim mafioz korruptiv i tij.
Por dhe heshtja para ketij skandali te paprecedent i ambasadores Vllahutin, e njohur tashme per njeanesine e saj shembullore me qeverine, flet jo pak dhe e akuzon dhe kete te fundit.
I bej thirrje Komisionit Europian te hetoje shkaqet dhe rrethanat e ketij akti korruptiv mafioz te qeverise ne bashkepunim me segmente te misionit te Euralius ne Tirane, qe nuk ka asgje te perbashket me vlerat dhe parimet europiane”, shkruan Berisha.
Diskutime rreth kësaj post