Ish kryeministri bie edhe njëherë në kurthin e krahasimit mes dy qeverisjeve
Sali Berisha është ngritur sot në kuvend për të kundërshtuar kryeministrin Rama. Një nga temat për të cilat ai ka folur ka qenë edhe bilanci i ndërtimit të rrugëve. Berisha ka qenë i saktë kur ai hodhi poshtë shifrën e kilometrave të pasardhësit të tij. Duke përmendur rrugë të vecanta, ai dëshmoi se aq rrugë sa pretendonte Rama që janë ndërtuar në kohën e qeverisjes demokratike, ajo ka shtruar vetëm në qarkun e Vlorës.
“84 Km rruga e bregut, autostrada 22 km, Qafë bota 43 km, rrugët e zbritjes në det 40 km, rruga e Butrintit 20 km, trans Ballkanikja 3,4 km”, ishin disa nga shifrat që dha Berisha.
Dhe për ato ai mund të ketë të drejtë. Por problemi i gjithë kësaj lufte shifrash është konkluzioni se në kohë të qeverisjes së kaluar është punuar më mirë. Edhe njëherë ish kryeministri bëri gafën që ti kujtojë shqiptarëve se kanë votuar gabim në 2013. Ai edhe për buxhetin e fokusoi debatin në krahasimin mes tij dhe Ramës, e vetmja fushë beteje ku shefi i Rilindjes zbret me kënaqësi dhe ku ai zakonisht del i fituar.
Sepse përpara se të jetë një përplasje shifrash kjo është një cështje imazhi.
Kjo taktikë e përsëritur e Berishës po e mban peng opozitën si një forcë reaksionare që do të ngjallë një shkëlqim që shqiptarët e kanë rrefuzuar masivisht me votë në 2013.
Në vend që ti lërë mundësi PD-së të përballë Ramën me sfidat e së ardhmes, ish kryeministri vazhdon të luftojë me mullijtë me erë të së shkuarës. Eshtë pikërish ajo që kërkon Rama dhe ministrat e tij që e kanë zhvendosur polemikën në jo në krahasimin me pritshmërinë e publikut, por në ballafaqimin mes dy qeverisjeve. Ata po e përdorin këtë si një pëlhurë të kuqe gladiatorësh, drëjt së cilës Berisha sulet në mënyrë të verbër pa e ditur se kështu shpie ujë në mullirin e kundërshtarit. Dhe mbi të gjitha penalizon PD-në si një parti që ka mbetur me kokën nga e shkuara, qëllimi i së cilës është vetëm glorifikimi i sukseseve të doktorrit. (Lapsi.al)
Diskutime rreth kësaj post