Singapori është shteti më i ri që e njeh Kosovën. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.
Në letrën e njohjes thuhet se, “në përgjigje të letrës së ministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj, të datës 24 qershor 2014 për ministrin e Punëve të Jashtme të Singaporit, Vivian Balakrishnan, Republika e Singaporit njeh Kosovën dhe vendos marrëdhënie diplomatike me të”.
Kosova është njohur nga 113 vende dhe Singapori është shteti i katërt aziatik që ka njohur pavarësinë e saj.
Në të njëjtën kohë, Singapori ka pranuar pasaportat e Kosovës dhe qytetarët e saj mund të marrin vizë në misionet diplomatike dhe konsullore të këtij vendi, apo të aplikojn online për e-vizë për të hyrë në Singapor që prej ditës së sotme.
Ndërkohë, ministri Hoxhaj do të vizitojë Singaporin në janar 2017 për të thelluar marrëdhëniet politike, ekonomike dhe tregtare me Singaporin. Hoxhaj vetëm një ditë më herët paralajmëroi dy njohje të reja në dhjetor, njëra prej të cilave erdhi sot.
Diskutime rreth kësaj post