“Unë tashmë jam i vjetër, por besoj tek bashkëpunimi rajonal”. Me këtë deklaratë prokurori i Antimafias së Leçes Cataldo Motta përmblodhi takimin me dyer të mbyllura me prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla dhe një ekip prokurorësh të Krimeve të Rënda që kanë nën hetim dosje të trafikut të drogës, sikurse edhe avionin e Ishmit.
Por, i pyetur nga Top Channel se si paraqitet trendi i trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Italise prokurori Motta nënvizoi se është pikërisht rritja e trafikut që kërkon një bashkëpunim më intensiv.
“Situata është e tillë që është i nevojshëm një bashkëpunim me intensiv se në të kaluarën, sepse është rritur trafiku edhe ajo me prejardhje nga Shqiperia edhe ajo nga vende të tjera të rajonit”, deklaroi Motta.
Vizita në Shqipëri e prokurorit të Antimafias dhe takimi me prokurorë të Krimeve të Rënda vjen pa kaluar shumë ditë nga kërkesa e këtyre të fundit drejtuar misionit Interforce për filmimet nga ajri të parcelave me drogë në Shqipëri.
Kontrolli efikas i kufijve ka qënë në fokus të bisedimeve mes minsitrit të Brendshëm Saimir Tahiri më Prokurorin e Antimafias në Leçe të Italisë, Cataldo Motta, dhe zv.prokurorin e Republikës Guglielmo Cataldi.
Bashkëbiseduesit theksuan se prezenca e policisë italiane, përmes misioneve të saj në Shqipëri, është një dëshmi e fortë e bashkëpunimit dhe garanci për transparencë. Palët nënvizuan gjithashtu se një kontroll efikas i kufijve kontribuon për të parandaluar paligjshmëritë.
Ata theksuan mirëkuptimin mes Italisë e Shqipërisë për të përforcuar bashkëpunimin në sektorin e sigurisë dhe të luftës kundër terrorizimit, për administrimin e kufijve, si dhe për të rritur aftësinë e forcave policore të të dy vendeve për këtë qëllim.
Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm mes autoriteteve ligjzbatuese në të dy vendet, si dhe nevoja e zgjerimit dhe intensifikimit të këtij bashkëpunimi.
Diskutime rreth kësaj post