Java e 13 e kampionatit kombëtar të futbollit është e përqendruar në derbin e madh të kryeqytetit, i cili do të luhet të enjten mes Tiranës dhe Partizanit, dy skuadrave që numërojnë plot 80 trofe në futbollin shqiptar.
Si rrallëherë në vitet e fundit dy klubet e kryeqytetit janë të përfshira në garën për titullin, me bardhelutë që nuk fitojnë një derbi prej 10 takimesh, e të kuqtë që vazhdojnë të jenë të etiketuar prej disa sezonesh si pretendentja për të thyer mitin Skënderbe.
Në përballjen e 147 mes tyre skuadrat kryeqytetase rikthehen të drejtohen nga dy emra të traditës së klubeve përkatëse, Josa për Tiranën e Starova për Partizanin.
Për shkak të kartonëve bardhlutë nuk kanë të gatshëm mesfushorin Daja, ndërsa rikthehet portieri Lika. Tek të kuqtë konfirmohet mungesa e Fejzullahut, ndërsa janë dyshim Batha e Vila. Për takimin që luhet në shtëpinë e bardhebluve, “Selman Stërmasi” mësohet se janë shitur të gjitha biletat.
Diskutime rreth kësaj post