Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, në një intervistë të dhënë për “Goal.com”, ka folur sërish për aventurën e tij në krye të kuqezinjve.
De Biasi shpjegon punën dhe vështirësitë që ka hasur në marrjen e kombëtares shqiptare, ku duhet që të rinovonte grupin e lojtarëve.
“Kur mbërrita në Shqipëri, gjeta një situatë të komplikuar si nga pikëpamja logjistike, ashtu edhe nga ajo e skuadrës. Shumë lojtarë ishin pranë fundit të karrierës dhe ishte në zhvillim një ndryshim brezash, çka në fillim nuk është ansjëherë e lehtë.
Duhet të rindërtonim çdo gjë dhe duhej ta bënim shpejt pasi afronin kualifikueset e “Brazil 2014”. U munduam të bënim një organizim të përgjithshëm, për të optimizuar kohët dhe për t’u kujdesur për detajet, si për shembull: si të mbanim një dietë të përshtatshme apo si të fillonim të studionim kundërshtarët para një ndeshjeje.
Kemi qenë gjithmonë të bindur se nëse i njeh ata që ke përballë, ke një avnatazh, dhe për këtë arsye sot lojtarët tanë marrin video të detajuara mbi kundërshtarin para çdo ndeshjeje.”
Më tej De Biasi flet dhe për pjesmarrjen historike të Shqipërisë në kampionatin europian, duke mos e fshehur pengun e tij për eleminimin nga grupi. Italiani thekson se Shqipëria nuk e meritonte të humbte në sfidat kundër Zvicrës dhe Francës.
“Humbja ndaj Spanjës mund të pranohet, edhe pse ndeshja u vendos nga një gabim i yni, por djeg më shumë ajo kundër Izraelit, edhe për mënyrën se si erdhi. Pas pak minutash na u përjashtua një lojtar, ndërsa në pjesën e dytë kjo ndodhi edhe me portierin tonë, duke na dhënë kundër edhe një penallti për mendimin tim të ekzagjeruar. Kurrë më shumë se në këtë rast nuk mund të flitet për një ndeshje të vendosur nga episodet. Në cdo rtast duhet të shohim përpara me besim, pasi përvec këtij aksidenti me Izraelin, ndeshjet që duhej të fitonim i kemi fituar”
Gjithashtu De Biasi komentoi dhe dy humbjet që Shqipëria ka pësuar në këto eliminatore të kampionatit botëror kundër Spanjës dhe Izraelit. Sipas tij Humbja kundër Spanjës mund të ndodhë edhe pse në fund të fundit ndeshja u vendos nga një gabim i yni. Pësuam golin e 1-0 pikërisht atëherë kur ishim në kontroll të ndeshjes. Djeg më shumë ajo kundër Izraelit, edhe për mënyrën se si erdhi. Pas pak minutash ishte kartoni i parë i kuq, pastaj në pjesën e dytë tjetri, me penallti gjithashtu, vendim që sipas meje ishte i tepruar.
Le të themi se si kurrë më parë, në këtë rast mund të flitet për një ndeshje të vendosur nga episode. Gjithsesi, duhet të shohim përpara me besim, pasi përveç këtij incidenti në rrugëtim ndaj Izraelit, ndeshjet që duhej t’i fitonim i kemi fituar” përfundoi De Biasi.
Diskutime rreth kësaj post