Imami i vetëshpallur i Xhamisë së Unazës së Re, Armand Ali ka folur për mediat pasi Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda dha vendimin për 9 “xhihadistët” që rekrutonin luftëtarë për ISIS.
Sipas tij po vijnë ditë të vështira për myslimanët, ndërsa sulmoi sërish Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, që sipas tij është në varësinë e organizatës së Fetullah Gulen.
“Nuk pritej asnjë ndryshim edhe nga apeli, sepse edhe Gjykata e Apelit është pjesë e këtij sistemi drejtësie Gjithë besimtarët myslimanë nuk do të presin mirësi, vetëm kohë të vështira do t’i vijnë të gjithëve. Vetëm ditë më të keqija do të vijnë. Terrori po shtohet ndaj besimtarëve mylsimanë. Unë po flas si një hoxhë, si një imam”, tha Ali, raporton Lapsi.
Sot Gjykata e Apelit dha vendimet për të akuzuarit për terrorizëm. Ulje pati vetëm për ata që kishin pranuar gjykimin e shkurtuar, ndërsa për të tjerët u lanë në fuqi vendimet e shkallës së parë.
Diskutime rreth kësaj post